Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave
Një aksion i Policisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës, ku sipas burimeve janë sekuestruar katër armë pistoletë dhe një automjet i blinduar. Gjatë operacionit janë ndaluar të paktën pesë persona, ndërsa njëri prej tyre rezulton të jetë person në kërkim ndërkombëtar. Aksioni është shtrirë në disa zona të qarkut dhe ka pasur si objektiv goditjen e veprimtarive të paligjshme kriminale. Në mbështetje të strukturave të Policisë së Vlorës kanë marrë pjesë edhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilët kanë asistuar në kontrollet dhe ndërhyrjet e zhvilluara gjatë operacionit.
Burimi:
opinion.al