Aksidentohet “Cekja” i Beratit, mjeti i tij përplaset me atë të klerikut bektashian
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë fshatit Hormovë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, mes tyre një Mercedes-Benz që drejtohej nga aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur me emrin artistik “Cekja”, dhe një automjet tip Ford që drejtohej nga kleriku bektashian Baba Sheh Hormova. Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga aktori ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me automjetin tjetër. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Gjirokastrës, e cila ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
ntv.al