Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa
Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Llogarasë është rikthyer në normalitet, pas një ndërprerjeje të përkohshme të shkaktuar nga një aksident rrugor. Ngjarja, e cila përfshiu dy automjete, vuri në lëvizje të menjëhershme të gjitha strukturat e emergjencës për menaxhimin e situatës dhe shmangien e bllokimit të gjatë të këtij aksi të rëndësishëm. Aksidenti u regjistrua brenda ambienteve të tunelit, ku përplasja mes dy mjeteve solli pezullimin e lëvizjes në të dyja kahet e qarkullimit. Si pasojë e goditjes, njëri prej drejtuesve ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ai është transportuar me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Burimet spitalore konfirmojnë se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për të normalizuar...
Burimi:
javanews.al