Aksidenti në Durrës/ I mituri u transportua të Spitali i Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje të rëndë, ka dëmtime të shumta!
I mituri që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e kësaj të diele në Durrës është transportuar në Spitalin e Traumës. Në një reagim publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fëmija ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë. “I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thotë ministria.
Burimi:
javanews.al