Aksidenti me 1 të vdekur në mes të Shkodrës, Gjykata lë në burg shoferin, avokati: Vuan nga skizofrenia
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin A.G, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të lënduar një baba së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël. Raportohet se gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi. Sipas avokatit, këto kushte kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor, jo mbajtje në paraburgim. 36 vjeçari pësoi një tjetër aksident kur ishte 18 vjeç, por asokohe si...
Burimi:
syri.net