Aksidenti ku humbën jetën 2 të mitur, AMP hetim për shkelje të detyrës nga uniformat blu
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për policinë e Durrësit në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë, ku humbën jetën dy fëmijë. Raportohet se AMP po heton efektivët e policisë, por dhe kupolën drejtuese të Durrësit nëse kanë kryer shpërdorim detyre apo jo duke favorizuar drejtuesin e mjetit me inicialet N.R, duke mos i bllokuar lejen e qarkullimit. Sjellim ndërmend se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari, i ka përplasur ndërsa po lëvizte me shpejtësi të lartë. Si pasojë e aksidentit, dy fëmijë të moshave 12 dhe 10 vjeç humbën jetën, ndërsa një tjetër 8-vjeçar mbeti i...
Burimi:
javanews.al