Aksidenti i rëndë në Durrës, policia jep detajet: 2 fëmijë të vdekur të moshës 10 vjeç, i treti në gjendje të rëndë transportohet drejt Traumës! Arrestohet shoferi
Policia e Durrësit ka dhënë detaje përmes një njoftimi zyrtar mbi aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës. Sipas policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, banor i zonës, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i plotë i policisë Rreth orës 14:20, në lagjen nr....
Burimi:
javanews.al