Aksidentet rrugore, Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse
Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu me anë të një deklararate për mediat sot në 6 maj renditi një sërë masash të ndërmarra nga Policia e Shtetit. Ziu u shpreh se po merren masa të ashpra, me qëllim që të garantohet siguria në rrugë. Ai tha se shkak kryesor për aksidentet është shpejtësia e lartë. Drejtori për Rendin deklaroi se duke pasur parasysh shkaqet e aksidenteve, janë duke u marrë të gjitha masat e nevojshme. “Për shkak të aksidenteve të shumta rrugore, janë marrë masa shtesë nga policia, duke shtuar pajisjet inteligjente. Patrullat e Policisë Rrugore do të ndërhyjnë kur konstatojnë sjellje arrogante në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara apo rreziqe të tjera në rrugë, sidomos në akse kombëtare. Shërbimet e Policisë...
Burimi:
javanews.al