Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Zjarri në magazinën private në Durrës, Karakaçi: Po punohet për rikthimin e plotë të energjisë elektrike

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka informuar përmes rrjeteve sociale mbi situatën e krijuar në qytetin e Durrësit, pas zjarrit të rënë në një objekt privat (magazinë) në afërsi të rrjetit 110 kV në zonën e Shkozetit. Sipas njoftimit, situata vijon të jetë e rënduar, ndërsa shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit. Për arsye sigurie dhe me kërkesë të shërbimit zjarrfikës, njëra nga linjat 110 kV mbahet e stakuar deri në neutralizimin e plotë të rrezikut. Ministri bën me dije se në orën 15:40, si pasojë e zjarrit, u stakuan linjat 110 kV që furnizojnë nënstacionin e Shkozetit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Durrësit. Brigadat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.)...