Aksident tragjik në unazën e Shkodrës, ndërron jetë 50-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në unazën perëndimore të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes. Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
javanews.al