Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, humb jetën një person pranë tunelit të Qafës së Buallit

Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, humb jetën një person pranë tunelit të Qafës së Buallit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në fshatin Plan i Bardhë, pranë tunelit të Qafës së Buallit. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve, të cilët ngrenë alarmin për numrin e lartë të aksidenteve në këtë segment të Rrugës së Arbrit. Ata kërkojnë shtimin e masave të sigurisë rrugore dhe kontrolleve për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga policia për...