Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona nga përplasja e makinave

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën dy persona nga përplasja e makinave

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Qyrkan të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjerën. Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy persona. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor. Ata kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. Dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjeteve ose një manovër e gabuar gjatë lëvizjes. Policia po heton më shumë në lidhje me këtë.