Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet motra dhe djali i tij

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet motra dhe djali i tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Lezhë-Milot. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, kur një automjet u përplas me një kamion. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i makinës, një shtetas nga Kosova, humbi jetën në vend. Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe motra dhe djali i viktimës, të cilët u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është...