Aksident tragjik në aksin Elbasan-Librazhd! Makina përplaset me barrierat, humb jetën shoferi 19-vjeçar (EMRI)
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip autoveturë, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit. Për pasojë, mjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore. Si pasojë e përplasjes së fortë, shoferi 19-vjeçar Klement Balla, banues në fshatin Griqan të Bashkisë Elbasan ka humbur jetën. “Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv