Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia në autostradë, një viktimë dhe dy të plagosur

Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia në autostradë, një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë tek rrethrrotullimit i TEG-ut. Mësohet se një betoniere është përplasur me një automjet tip Audi. Si pasojë e përplasjes, betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Fatkeqësisht, njëri prej personave që ndodhej në betoniere ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, shoferi i Audi-t, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të...