Aksident tek rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja bie nga lartësia në autostradë, dy viktima dhe një i plagosur
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë tek rrethrrotullimit i TEG-ut. Mësohet se një betoniere është përplasur me një automjet tip Audi. Si pasojë e përplasjes, betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Fatkeqësisht, dy personat që ndodheshin në betoniere kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, shoferi i Audi-t, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj: -M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit,...
Burimi:
vizionplus.tv