Aksident në Vlorë, makina përplas të moshuarën
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Lungomare. Një motomjet ka përplasur një këmbësore. Bëhet me dije se një grua e moshuar është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. E moshuara ka dëmtime tek pjesa e kokës dhe po merr ndihmën mjekësore.
Burimi:
vizionplus.tv