Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni
Ditën e sotme, babai i ministres Adea Pirdeni, është përfshirë në një aksident automobilistik dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë. Po ashtu mësohet se 87-vjeçari Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një automjet. Më herët, deputetët ndërprenë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet, sepse thanë se gjendja shëndetësore e babait të ministres është shumë e rëndë dhe disa prej tyre po shkonin atje. Njoftimi i Policisë: Tiranë-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P.,...
Burimi:
javanews.al