Aksident në Tepelenë-Krahës, 8 persona të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë–Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Sipas informacioneve, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tetë persona që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës, ku sipas raportiemeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Burimi:
opinion.al