Aksident në Shkodër – Koplik/ Përplasen 3 makina, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Aksident në Shkodër – Koplik/ Përplasen 3 makina, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një aksident I rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër – Koplik, me bilanc përplasjen e tre makinave, një person ka humbur jetën ndërsa 3 janë plagosur. Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj. Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave...