Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur
Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një aksidenti automobilistik të ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Pojskë. Ka qenë mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut tip “Golf” që ka bërë një parakalim në mënyrë të gabuar duke i prerë rrugën mjetit tip “Benz” ku udhëtonte një familje nga Korça. Mjetet janë përplasur kokë më kokë, përplasje ku mbetën 3 të plagosur e një viktimë. Nëna dhe dy fëmijët janë në mesin e të plagosurve. Viktima është një grua që ndodhej në mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur e bllokuar për më shumë se 20 minuta për shkak të goditjes...
Burimi:
opinion.al