Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona

Aksident në Elbasan, kamioni përplaset me makinën, plagosen 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajov. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit dy persona mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.