Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha turistin holandez, arrestohet nga policia

Aksident në Berat, 35-vjeçari përplas në vijat e bardha turistin holandez, arrestohet nga policia

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e lumit”,përgjatë shëtitores,në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar, që ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë me motorr, ka përplasur në vijat e bardha turistin hollandez, shtetasin V.J,53-vjeç, i cili ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup turistësh. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajona Berat,ku pas mjekimeve të marra, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Efektivë të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Berat, kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici drejtuesin e motorrit, 35-vjeçarin B.M, banues në Berat.