Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, dy të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e Poçemit. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke lënë të plagosur dy persona. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor. Ndërkohë, një autoambulancë ka transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e automjeteve.