Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi
Një aksident është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Maliq – Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, kur një mjet ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës. Në rrethana ende të paqarta nga ekspertët e qarkullimit mjeti ka devijuar korsinë, duke kaluar nga krahu i djathtë i aksit nacional në krahun e kundërt e për pasojë është përplasur me një rrethim banese në anë të rrugës. Goditja ka qenë aq e fortë sa ka sjellë fillimisht rrotulllmin e mjetit në aksin nacional e me pas përmbysjen e tij. Në momentin e aksidentit, në mjet ka qenë vetëm drejtuesi i këtij automjeti i cili për fatin e mirë ka përfunduar me lëndime të lehtë. I plagosuri ndodhet...
Burimi:
vizionplus.tv