Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan–Librazhd, pranë fshatit Mirakë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e mjeteve. Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej automjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shpëtimin e saj. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv