Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Aksident në aksin rrugor nacional Lushnje-Berat në qëndër të fshatit Fier-Shegan, dy mjete janë përplasur dhe për pasojë një e moshuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në momentin e aksidentit janë gjendur forcat e ushtrisë të cilat kanë disiplinuar trafikun deri në ardhjen e policisë rrugore në vendngjarje. Sipas të dhënave të para, automjeti tip Benz ka përplasur automjetin tip Volkswagen nga pas. Policia e qarkullimit rrugor pritet të dokumentojë ngjarjen dhe të hedhi dritë mbi shkaqet e aksidentit.