Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, 23 prill, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Automjeti i drejtuar nga 39-vjeçari R. Q., ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili nuk është identifikuar ende. “Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi:
javanews.al