Aksident me gomone në Gjirin e Llamanit/ 35-vjeçari bie në det
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda është shmangur në kohë në Gjirin e Llamanit, pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare në Himarë. Sipas njoftimit zyrtar, një gomone po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar dhe me shpejtësi në det, pa asnjë person në bord, çka ka alarmuar shërbimet përkatëse. Menjëherë pas sinjalizimit, Policia Kufitare ka ndërhyrë në zonën e “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit, ku ka nisur verifikimet në terren. Nga hetimet paraprake rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes së gomones. Ai ka mundur të dalë në gjirin e Llamanit, ku është gjetur me dëmtime në këmbë. Më pas është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe...
Burimi:
syri.net