Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet e varur në pemë
Një aksident i frikshëm është shënuar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shupenzë-Maqellarë. Dy automjete u përplasën kokë më kokë në vendin e quajtur “Boçevë”. Automjeti tip furgon dhe ai tip veturë u përlasën fuqishëm saqë mjeti veturë ka përfunduar në pemë. Për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të cilët në momentin e aksidentit dyshohet se ishin të vetëm. Policia ende nuk ka dalë në një deklaratë rreth këtij aksidenti, duke ruajtur kështu urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, mësohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe njëri në spitalin e Bulqizës. Kujtojmë se një ditë më parë një tjetër aksident i rëndë u shënua në afërsi të...
Burimi:
vizionplus.tv