Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Kiras, ku sipas informacioneve paraprake një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Deri tani nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës.