Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e ndodhur janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një grua dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.