“Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, Hita i ashpër me Policinë e Vlorës për Zvërnecin: U shfaq e fjetur…

“Ajo trupë na turpëron të gjithëve”, Hita i ashpër me Policinë e Vlorës për Zvërnecin: U shfaq e fjetur…

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një deklaratë për mediat ka prezantuar drejtorin e komanduar të Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu. Hita tha se Ndreu do të ketë detyrën e riorganizimit dhe forcimit të strukturave policore në këtë qark. Drejtori i mëparshëm i Policisë së Vlorës është shkarkuar dy ditë më parë, për shkak të dështimit në menaxhimin e tubimit të datës 30 maj në Zvërnec, si dhe për shpërndarjen e informacionit të pavërtetë lidhur me qytetarin që u mor dhe dhunua nga roje private sigurie në kantier. Ai i kërkoi drejtuesve të Policisë së Vlorës që të jenë më transparentë dhe më profesionalë në shërbim të qytetarëve, duke theksuar se ngjarjet e fundit në Zvërnec kanë nxjerrë në pah mangësi serioze...