ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

ADN-ja konfirmon se trupi i gjetur në Cërrunjë i përket Eglant Koçit

Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Megjithëse grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit, ishin testet e ADN-së që e konfirmuan 100%. Tashmë pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu i Tiranës. Autoritetet dyshojnë se Eglant Koçi është vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili prej disa javësh është në kërkim.