32-vjeçarja u plagos nga ish-burri, fqinja rrëfen momentet e tmerrit: Thërriste për ndihmë e mbuluar në gjak
Detaje të reja mbi krimin brenda familjes, që çoi në plagosjen e rëndë të një gruaje 32-vjeçare në Durrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së sotme, ku 32-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, u plagos rëndë me thikë. Detaje mbi ngjarjen ka dhënë një fqinjë e së plagosurës, e cila i ka dhënë asaj ndihmën e parë. E plagosura jetonte me qira në katin e dytë të një godine 3-katëshe në lagjen 16, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Sipas dëshmisë së fqinjës, gjithçka ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, kur është dëgjuar një zë i mbytur që kërkonte ndihmë me dëshpërim. “Dëgjova një zë të thellë që thoshte “Ndihmë, ndihmë!”. Dola te dera dhe ajo më...
Burimi:
javanews.al