23-vjeçari u plagos, djali i ish-deputetit u drejtoi armën policëve

23-vjeçari u plagos, djali i ish-deputetit u drejtoi armën policëve

Përfundoi me një të plagosur dhe një të arrestuar operacioni i Policisë së Shtetit në aksin Mamurras–Laç. I dyshuari 23-vjeçar Leonard Dema ka tentuar të përplasë me makinë efektivët e Forcës së Posaçme Operacionale, duke rrezikuar jetën e tyre. Mësohet se Dema shoqërohej nga 28-vjeçari Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi. Amadeo Fufi nxori armën duke ua drejtuar efektivëve, duke bërë që efektivët të reagonin për neutralizimin e shtetasve. Gjatë operacionit u plagos shtetasi Leonard Dema, ndërsa u arrestua në flagrancë Amadeo Fufi. NJOFTIMI Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas. Njëri prej tyre  ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi...