20-vjeçari pjesë e forcave të armatosura, dyshohet se u ndoq nga shoku i fëmijërisë
Detaje të reja janë raportuar lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 14 të Korçës. I riu ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe, sipas informacioneve paraprake, kishte pak kohë që ishte punësuar në radhët e tyre. Të dhënat e deritanishme bëjnë me dije se autori i dyshuar dhe viktima njiheshin prej vitesh dhe kishin qenë shokë që në fëmijëri. Mes tyre dyshohet se ka pasur një konflikt, ndërsa rrethanat dhe motivi që çuan në ngjarjen e rëndë mbeten ende nën hetim. Sipas rindërtimit paraprak të dinamikës, Zuko, i cili nuk ishte banor i lagjes ku ndodhi krimi, ka tentuar t’i largohet personit që po e ndiqte duke u futur në zonën...
Burimi:
ntv.al