18-vjeçari godet me thikë 32-vjeçarin, vëllai i të plagosurit del me pistoletë

18-vjeçari godet me thikë 32-vjeçarin, vëllai i të plagosurit del me pistoletë

Zbardhen identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e ndodhur pak më parë në një poliklinikë në Shkodër. I plagosuri është identifikuar si V.Kepëca, 32 vjeç, ndërsa autori i dyshuar i sulmit është A.Fregjaj, 18 vjeç. Në ngjarje është përfshirë edhe vëllai i të plagosurit, A.Kepëca, 41 vjeç. Sipas Policisë, rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, A.Fregjaj ka plagosur me thikë V.Kepëcën. Ky i fundit u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, uniformat blu kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, A.Kepëca, pasi kishte mësuar për ngjarjen, kishte marrë një...