16 vite burg për vrasësin e 14 vjeçarit/ Babai i Martin Canit: Pretendonim një dënim më të madh

16 vite burg për vrasësin e 14 vjeçarit/ Babai i Martin Canit: Pretendonim një dënim më të madh

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Perlleshajn për vrasjen e Martin Canit, ka reaguar babai i të ndjerit. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se familja nuk është e kënaqur me masën e dënimit, duke theksuar se kishte pritur një vendim më të rëndë për autorin. “Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Mund të dalë sot një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Dhe shyqyr...