110 kg drogë të kapura në Igumenicë/ Në pranga edhe 2 persona në Athinë. Hetime edhe në Sarandë

110 kg drogë të kapura në Igumenicë/ Në pranga edhe 2 persona në Athinë. Hetime edhe në Sarandë

Dy shtetas grekë janë arrestuar në Athinë, si të përfshirë në organizimin e trafikimit të 110 kg marijuanë nga Shqipëria në Greqi. Dy ditë më parë në Nea Selefkia të Igumenicës, policia greke ndaloi një automjet tip “BMW”, i cili vinte nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar për në brendësi të tokës greke. Gjatë kontrollit të mjetit, në sediljet e pasme dhe në bagazh, u gjetën disa canta të zeza sportive që përmbanin 102 pako me 109 kg 364 gramë marijuanë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, një shtetas turk 43-vjecar, i cili kishte marrë përsipër transportin e drogës drejt Athinës. Paralelisht policia greke ka njoftuar edhe homologët shqiptarë, konkretisht Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë. Nga hetimet e policisë shqiptare, ka dyshime se sasia e lëndë narkotike...