Krimi që tronditi Shkodrën, lihet në burg 64-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes

Krimi që tronditi Shkodrën, lihet në burg 64-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, 55-vjeçares Bardhe Ziçi. Gjatë seancës gjyqësore, 64-vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupit gjykues. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës, Agim Martini, ka kërkuar që klienti i tij t’i nënshtrohet një ekspertimi psikik. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut në unazën lindore të Shkodrës. Sipas hetimeve paraprake, pas një debati në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari dyshohet se mori armën e gjahut që e posedonte me leje dhe qëlloi dy herë në drejtim të bashkëshortes. Hetimet tregojnë se 55-vjeçarja ka tentuar të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën...