Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë, vihet në pranga nga policia

Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë, vihet në pranga nga policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Shkodrën. Një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në zonën e Unazës Perëndimore të qyteti, në lagjen “Mark Lula”. Viktima është 54-vjeçarja Bardhe Ziçi, e cila dyshohet se u qëllua për vdekje me çifte në derën e banesës nga bashkëshorti i saj, 64-vjeçari Shtjefën Ziçi. Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në qytet, ku një grua humbi jetën pasi dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, 62-vjeçari Shtjefën Ziçi dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe. Paraprakisht,...