“Kosto që duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës”/ Koncerti i Kanye West, Bardhi: Çfarë paftyrësie

“Kosto që duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës”/ Koncerti i Kanye West, Bardhi: Çfarë paftyrësie

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama po paguan me lekët e shtetit dështimin e koncertit të këngëtarit Kanye West. Reagimi i Gazment Bardhit: Sot Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.Çfarë pafytyrësie! Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në nivele...