Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë dhe diamante; ja ku ishin fshehur!

Kontrolle në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë dhe diamante; ja ku ishin fshehur!

Një sasi e dyshuar kokaine, katër gurë të dyshuar si diamante dhe një pajisje elektronike për zbulimin e metaleve të çmuara janë sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të zhvilluara këtë të mërkurë nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar, zbulimet janë bërë në tre raste të ndryshme gjatë verifikimeve të ushtruara ndaj automjeteve dhe udhëtarëve që mbërritën nga Italia me tragetet e linjës drejt Durrësit. Rasti i parë u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti të ardhur me tragetin Ankona-Durrës. Në bagazhet e mjetit u gjet një valixhe që përmbante një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me aksesorët përkatës të montimit. Në një tjetër kontroll, autoritetet ndaluan një shtetas që udhëtonte me automjet...