Konsiderohet me rrezikshmëri të lartë/ Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës, përplasi makinën e policisë nën efektin e alkoolit, zbardhet ngjarja
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj 44-vjeçarit Rezart Abazaj, i cili rrezikoi jetën e efektivëve të policisë gjatë një ndjekjeje të tensionuar në lagjen 17 të Durrësit. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke e konsideruar të lartë rrezikshmërinë e tij dhe mënyrën agresive të sjelljes ndaj uniformave blu. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 majit, vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë në të njëjtën zonë, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Për këtë arsye, policia rrugore kishte shtuar kontrollet për drejtuesit e automjeteve që lëviznin në gjendje të dehur. Sipas dëshmisë së komandantit të shërbimit rrugor, specalistit F. H., rreth orës 19:45 efektivët kanë konstatuar një automjet “Ford Focus” pa targa, që lëvizte me...
Burimi:
top-channel.tv