Konflikti Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës përshkallëzohet, çështja përfundon në Kushtetuese, nga përplasja…

Konflikti Pacolli-Ademi për Aeroportin e Vlorës përshkallëzohet, çështja përfundon në Kushtetuese, nga përplasja…

Nga beteja fizike, ku stafi, punonjësit, policia private dhe Policia e Shtetit janë përplasur mes tyre disa herë në Aeroportin e Vlorës, beteja tashmë ka përfunduar në dyert e Gjykatës Kushtetuese. Është kompania e Valon Ademit ajo e cila ka paditur biznesmenin Behgjet Pacolli dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, që i dha të drejtë Mabcos për kontrollin e kompanisë si aksioner maxhoritar. Kujtojmë se në fund të muajit Maj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë riktheu në administrimin e shoqërisë koncesionare të aeroportit të Vlorës, kompaninë Mabco të Behgjet Pacollit. Kjo kompani ishte përjashtuar nga administrimi dhe i ishin ngrirë kuotat nga gjykata e shkallës së parë dhe Apeli pas padive të 2A Group për veprime të paligjshme të Mabco-s, veçanërisht marrja e një...