Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja gjatë raportimit në Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, është përfshirë në një debat me kryetaren Ina Zhupa për financimi prej 4.3 milionë euro nga qeveria për koncertin e Kanye West. Zhupa e pyet ministrin cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi. Gonxhja mbrojti vendimin e qeverisë për dhënien e shumës për sigurimin e zhvillimit të koncertit, duke thënë se, sipas një vlerësimi paraprak, më së paku në arkat e shtetit janë kthyer 6,5 milionë euro. Zhupa: Keni...
Burimi:
argjiroja.net