Klonoi pasaportën britanike, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia, në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA

Klonoi pasaportën britanike, shqiptari pranon ekstradimin nga Anglia, në kërkim për trafik emigrantësh drejt SHBA

Një i kërkuar nga Prokuroria e Tiranës për trafik klandestinësh drejt SHBA dhe Kanadasë, ka pranuar të ekstradohet nga Anglia drejt Shqipërisë. Sipas këtij dokumenti të gjykatës së ekstradimeve City of Westmister Magistrate Court siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, Alfred Maçi 36 vjeç, tre ditë më parë pranoi vullnetarisht ekstradimin. Maçi me banim në qytetin Luton, akuzohet se në periudhën Tetor 2023- Prill 2025 mundësoi kalimin e disa shtetasve nga vendet europiane drejt Karaibeve për ti futur ilegalisht në SHBA dhe Kanada. Një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë dhe Zyrës për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së, zbuluan se Alfred Maçi kishte vënë në dispozicion të grupit të trafikut pasaportën e tij britanike. Pasaporta britanike e përdorur është...