Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, një prej emrave më të dashur dhe të vlerësuar të skenës dhe ekranit, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Hasko njihej për interpretimet e tij të spikatura, ku solli me mjeshtëri karakterin “popullor” të jugut, duke e bërë atë të paharrueshëm për publikun shqiptar. Gjatë karrierës së tij interpretoi mbi 12 role në teatër, ndërsa një nga rolet më të realizuara mbetet ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” të Teodor Laços. Në kinematografi debutoi në vitin 1971 me rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”, ndërsa gjatë jetës artistike luajti në më shumë se 30 filma, duke lënë gjurmë në historinë e kinematografisë shqiptare. Ai lindi në fshatin Dukat, në rrethin e...