Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme jep vendimin për Ilir Metën
Gjykata e Posaçme la në qeli ish-Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësim mase. Më herët prokurori Sotir Kllapi hodhi poshtë pretendimin e avokatit të Metës, se vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë legjitimonte lirimin e kryetarit të Partisë së Lirisë. Prokurori vuri në dukje se rrezikshmëria shoqërore është evidente dhe nuk ka rrethana për zbutjen e masës së sigurimit. Po sot pritet të mbahet edhe seanca e gjyqit në themel ndaj Metës dhe të pandehurve të tjerë të dosjes. Ish-presidenti kërkoi nga Gjykata e Posaçme t’i zëvendësojë masën “arrest në burg”, në të cilën qëndron prej tetorit 2024, me atë të “garancisë pasurore”, “detyrimit për paraqitje”, ose “ndalimit të daljes jashtë vendit”. Më 4 maj Gjykata e...
Burimi:
opinion.al